Interi kalon natë të zezë, për pak sa eleminohet nga Pordenone

Skuadra e Pordenones e kategorisë së katërt për pak sa nuk i ka bërë gjëmën mbrëmë në Kupën e Italisë, Interit që kryeson Serinë A...

Skuadra e Pordenones e kategorisë së katërt për pak sa nuk i ka bërë gjëmën mbrëmë në Kupën e Italisë, Interit që kryeson Serinë A. Skuadrës së Spaletit iu desh 120 minuta lojë që të mundte modestët e kategorive inferiore, dhe e ka zgjidhur ndeshjen vetëm pas penalltive. Trajneri i Interit. Luciano Spalletti kishte vendosur t’i lerë pushim pjesën më të madhe të lojtarëve të skuadrës për këtë ndeshje.

Por strategjia e tij dështoi pasi skuadra e dytë nuk arriti t’i shënojë Pordenones.

Madje në pjesën e parë skuadra e kategorisë së tretë italiane kishte dhe rastet e veta. Në pjesën e dytë, Spalleti, vendosi të fusë në lojë edhe lojtarë si Mauro Icardi e Ivan Perisic.

Por edhe pse më shumë raste, Interi nuk arriti të shënojë dhe ndeshja shkoi në vazhdime (0-0).

Në vazhdime e njëjta histori, Interi sulmonte, ndërsa mysafirët mbroheshin.