Janë shumë arsye që bëjnë që kjo ndeshje ta merr epitetin e ndeshjes kryesore.
E gjitha fillon me PSG-në, që po punon shumë të fitojë respektin në Evropë, si mund të fitohet ky respekt se sa të eliminosh Real Madridin, skuadër që në katër vitet e fundit e ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve.
Detaj tjetër nga kjo ndeshje, është edhe përplasjet në të kaluarën mes këtyre dy skuadrave.
Real Madridi kurrë nuk e ka mposhtur PSG-në në fazën e nokautit në një turne evropian. Duhet të kthehemi 25 vjet prapa për të kujtuar herën e parë që parisienët i eliminuan madrilenët në një garë kontinentale.
Në sezonin 1992/23, PSG dhe Reali u takuan në UEFA Cup, me francezët që dolën fitimtarë në fund, ngjashëm si në sezonin pasues 1993/94 në Cup Winners Cup.