RUAJTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS BËHET VETËM PËRMES BASHKANGJITJES ME KOSOVËN

Parandalimi e braktisjes së Luginës së Preshevës nga banorët shqiptarët mund të ndalëjë vetëm bashkimi i këtyre teritoreve me Kosovën...

Opinioni njihet me diçka atëhere, kur politikanët e rangut shtetror fillojn të thonë të kundërtën. Kjo sepse veshi fillon të mësohet duke dëgjuar: “nuk ka çështje të Kosovës”, “nuk ka çështje came”, “nuk ka çështje deti ose toke”, (Po sikur të ndodh e kundërta siq ka ndodhur). Faza e testimit të ides në opinionin publik është duke ndodhur aktualisht. Ky projekt (nga shërbyesit politik shqiptar) nuk theksohet me ngulm  per arsyeje te frikesimit per marrjen e autorsise.

Bota gjithmon kështu është qeverisur, ose ka hyrë në luftë ose ka hyrë në paqe afatgjata.

SHBA-të dhe roli tyre? Intersi Amerikan dhe i qyetrimit europian, që është mes Romës dhe Berlinit, përputhet me interesin shqiptar, që ne patjetër duhet ta shfrytëzojm maksimalisht. Disa prej sinjaleve nga Amerika janë, Hilary Klinton Kur ishte ne Tirane ne fjalimin e saj në kuvend tha se: “Ne dhe shqiptaret do te jemi miq sebashku edhe 300 vjet”. Duhet ta kemi parasyshe faktin se është Amerika ajo që ka mbrojtur interesin e shqiptarëve tash e 100 vjet. Kështu që ajo është aleatja jonë më e madhe dhe nuk duhet t’i dalim kundër planeve të saj ndërkomtare. Ne nuk e zgjedhim dot asnjë problem rajonal e leje më botror, kështu që duhet ruajtur aleanca me Amerikën dhe Izraelit. Ndërsa jo më larg se 3 gushti i këtij viti Salvadore Koci (nën komandën e të cilit janë ushtarët Amerikan në Kosovë) ka deklaruar se kampi i Sojevës  “Bonstilli” mund të kthehet në bazë të përhershme të ushtrisë Amerikanë (por jo e NATO-s). Kjo bazë ushtarake është afër qytetit të Ferizajit me një shtrirje prej 4  hektarësh që njëkhësisht është baza ushtarake amerikane më e madhja në kontinentin Europian. 

          Po prezenca e shtuar Ruse në Ballkan?  Këtu fillimisht duhet përmendur bazën ushtarake sërbe në Cepotin të Bujanocës që është vijë e asaj të Nishit, distance airore shumë e afërt me bazat e aleancës. Ndikimi më i madh i qarqeve ruse vërehet në disa prej sferave kryesore që janë më me ndikim ndaj ppopullatës, siq janë: Mediat, biznesi, politika, feja dhe univerzitete. Nëpërmes këtyre veprimtarive element të tyre përpiqen ta arrijnë ndikimin kur këto nuk japin rezultat e vetmja mbetet ballafaqimi fizik apo luftrat. Ambasadori rus në shkup vitin e kaluar pat deklaruar se po hyri Maqedonia në NATO ne do të bëjm luftë. Megjithate ka element të infiltruar sipas asaj që po dëshmohet edhe publikisht se personazhe me vija të tilla nuk kanë kushedi se sa ndikim, por japin deklarime ose shprehin opinione nga pozitat që kanë zënë lidhur me çështje të caktuara me qëllim çekujlibrimin e audiences dhe vonesën e ecjes së proceseve.  Këto janë disa gjëra shumë sipërfaqësore që me pak hulumtim secili prej nesh mund ti kuptojë.

Pavarsisht kësaj a mund t’i thuhet jetë asaj kur nga mëngjesi deri në mbrëmje (njerëzit) zemrën-mendjen e ken nëë Tiranë apo Prishtinë, e fizikisht jetonë në Preshevë? Jetë është ajo kur nga mëngjesi në mbrëmje zemrën-mendjen e ken në Beograd e Podgoricë ose Sarajevë ata që jetojnë në Leposaviç? Logjika e spekulimeve se ky apo ai po shet vendin ose po ja fal atij apo këtij shteti thithin ujë vetëm në Ballkan. Shtetet multietnike sidomos në Ballkan, janë dëshmuar se nuk funksionojnë normalisht. Ideja e shkëmbimit të teritoreve nuk është edhe aq e re, por kohëve të fundit është pare si zgjidhja më e mire e mundshme afatgjate. 

Mirëpo, para 3 viteve kur ishte vrrulli i bisedimeve teknike në mes Prishtinës e Beogradit, përfaqesuesi sërb Stefanoviç (ish zvministër i jashtëm) e ka hapur temën e shkëmbimit të teritoreve karshi kryenegociatores Edita Tahiri. Mirëpo përgjigja e Tahirit (në sy të tjerëve) ishte: “Nëse ne do të bisedojm për shkëmbim teritoresh, atëhere do ta hapim hartën nga Nishi, sepse shqiptarët kanë ende tapitë e pronave të tyre deri në Nish”.  Që nga ai moment kjo temë është mbyllur dhe nuk është diskutuar në ato nivele. 

Kurse kryeministrit Haradinaj në Prishtinë, dështëm të ja rikujtojm se sigurisht nga ngarkesa e punës mund të ketë harruar se Lugina e Preshevës e ka bërë një luftë sëfundmi me Sërbinë në fillimet e viteve 2001, ku si zakonisht me insistimin e me presion të ndërkombtareve u nderpre dhe u arrit njëfar marreveshje mes pales shqiptare e përfaqsuesit të NATO-s që nuk është zbatuar deri sot (po permend një fakt se pala sërbe nuk ishte nënshkruese e dokumentit). Për sërbinë nuk egziston kosova si subjekt, ata mendojnë se zgjidhja e problemeve mes sërbëve e shqiptarëve është rruga Beograd – Tiranë (jo prishtina).  

          Roli Tiranës  është evident. E ka qenë sistematikisht present dekadave të fundit. Mirëpo kjo në mënyrë më intenzive fillon nga 16 tetori i vitit 2016 kur Edi Rama viziton Beogradin dhe gjatë takimit kokë më kokë me Vuçiçin (nga pala sërbe) hidhet tema e korigjimit të kufijve në mes Prishtinës dhe Beogradit.Ndërsa më 26 Nëntor 2017 kryetari Republikës së Shqiprisë Ilir Meta ishte për vizitë në Medvegjë. Aty Meta theksoi se: “Jemi në në një kohë të re të mardhënieve midis Shqipris dhe Sërbis por dhe Shqiptarëve dhe Sërbve”.  Rasti i takimit në Davos të Zvicrrës më 26 janar 2018 ku Edi Rama takohet me Aleksandër Vuçiçin  (po në atë vend dhe atë datë ishte edhe Hashim Thaçi, por nuk ka konfirmim zyrtar se ishte pjesë e takimit). Pas takimit për gazetën “Blic” Vuçiçi deklaron “Kam pas një takim të përzemërt me Ramën, Mirëpo, nuk do të ishte fer, të ju tregoja çka kemi biseduar, por me rëndësi është që shqipëria është me ne”. Pas kësaj ngjarje qëndrimi i Ramës është  që të konsumohen të gjitha mundësit e dialogut Kosovë – Sërbi dhe të arrihet marrveshja e normalizimit. Kurse format tjera të bashkëpunimit politik mbesin çështje në mes shteteve. Synimi parësor momentalisht i Tiranës zyrtare është faktorizimi dhe intensifikimi maksimal ndër shqiptar si dhe përcjelljen e procedurave të integrimeve europiane. (Interesante gjithçka e rastësishme) Shpesh ndodh që ëndrra nuk është në kundërshtim me realitetin, por treguese e mundësive reale

Si do rrjedhin gjërat sipas planifikimeve tashmë konkrete? Pretendimet janë që Kosova ta leshojë Mitrovicen e Veriut pa ndonje rol strategjik per NATO-n dhe SHBA-te (sepse hiq më larg se delaratat e fundit të fillim gushtit të ketij viti të ushtrues detyre i drejtorit të kompanis së Trepçës deklaroi se shumica apo 80% e xeheve janë në pjesën jugore të Mitrovicës) por me rol të reduktuar ekonomik për Sërbinë që në fakt nga ana sërbe do shitet si fitore e madhe ndaj "Kosoves", nenkupto NATO-s, duke ju dhene Luginen e Presheves. Duhet përmendur këtu një fakt shumë të rëndësishëm se në marrveshjen e demilitarizimit të Kumanovës në vitin 1999, ishin vetëm dy pale, ajo sërbe dhe Natos (nuk kishte pale shqiptare) Kjo Lugine të afron drejt Nishit që është objektivi i radhës i aleancës. 

Aktualisht Lugina në përgjithsi është braktisur nga njerëzit e saj, e ky trend dita-ditës po vazhdon.  Që ky egzod mund të jetë projekt i qarqeve të caktuara që po implementohet nuk ka dyshim. Arsyeje për braktisjen e Luginës nga banorët e saj janë të shumta. Por nëse ky ritëm vazhdon, pas 2-3 dekadave Presheva dhe vendbanimet tjera shqiptare të Luginës do ta kenë këtë madhësi fizike, por pa banues resident. Bashkangjitja me Kosovën është e vetmja zgjidhje për ruajtjen dhe mbrojtjen e bërthamës shqiptare në këto rajone. 

Ky process mund të marr disa vite deri në realizimin e tij, sepse duhet të kalojë disa faza duke u nisur nga ajo e përgaditjes së masave të gjëra deri në realizimin  praktik. Duhet pak vite që të arrihet të amortizohen zërat kundërshtues të këtij projekti.

Si do të zhvillohen keto: Fillimisht do te shfaqet problem , do të ketë reagime pastaj, në fund ndëhyrje e faktorit ndërkombtar, per gjetjen e mesit të art. Apo teza Egeliane që është tezë – antitezë – sintezë. Pra problem- Reagim – Zgjidhje.  Këto procese në periferit e tokave shqiptare planifikohet të përmblidhen deri në përfundim të decades së ardhshme. Na ka ra si hise apo fat që për disa popuj miq , populli shqiptar të konsiderohet në një mënyrë si roje kufiri, që fuqizimi I shqiptarëve është i pashmangshëm. Për fat të mire historia është iracionale

Shkruar nga: Shkëlzen Limani – Preshevë