Ballkani nuk guxon të ribëhet arenë lufte ruso-amerikane

1. Hapja ‘Kutisë së Pandorës’ e debatit publik për gjoja ‘korrigjimin e kufijve’, aspak nuk e përjashton një konflikt më të gjerë midis forcave prorus

1. Hapja ‘Kutisë së Pandorës’ e debatit publik për gjoja ‘korrigjimin e kufijve’, aspak nuk e përjashton një konflikt më të gjerë midis forcave proruse në Serbi, atyre proamerikane Maqedoni dhe Kosovë e padyshim edhe në Shqipëri, ku pastrimi etnik, ndjekjet dhe persekutimet e popullates civile (shqiptare, maqedonase dhe serbe) mund të shërbejnë sërish si pretekste serioze për të rrezikuar institucionet e brishta demokratike dhe për të ndryshuar konfigurimin demografik e gjeografik të Ballkanit Perëndimor.

2. Evropa ka telashet e BREXIT-it, të krizës së migrantēve, e sidomos zgjedhjet në horizont, ku djathtistët kanë shans tē mëdha ta ‘varrosin’ idenë e kupolës integruese të Bashkimit Evropian. Nëse qarqet e ndryshme kontinentale po e përgatitin ‘skenarin sirian’ për këtë pjesë të botës, atëherë as Departamenti i Shtetit, e as Kongresi amerikan, e as estabilishmenti i angazhuar në nivele (sidomos) ambasadorësh, nuk do të duhej që me prononcimet e tyre (për shembull Delawie) ambiguitive, t’i lënë hapësirë keqkuptimi e as keqinterpretimi, askujt.

3. Arsyet janë të shumta sidomos në arealin shqipfolës, ngase kështu u jepet sinjal e hapësirë mediatike mercenarëve të të gjitha ngjyrave (radikale, ekstremiste, e ekstranacionaliste proserbe e proruse) për një ofensivë të re eventuale, antiamerikane, e antiperëndimore. E Kjo assesi nuk guxon të ndodhë!

II.

1. Departamenti amerikan i Shtetit është shumë i paqartë në rastin e testimit të ‘balonës për korrigjimin e kufijve’ midis Serbisë dhe Kosovës! Ky ambiguitet i shprehur amerikan në fakt e dobëson shumë rolin dhe ushtrimin e ndikimit të Brukselit në ndërmjetësim! Sepse, logjika mbizotëruese në publikun e gjerë na flet: nëse amerikanët nuk munden ta zgjedhin cilëndo çështje, atëherë evropianët nuk do munden edhe më hiç!

2. Është hera e parë që Departamenti i Shtetit të japë një deklaratë aq të padekoduar dhe hutuese ndaj kosovarëve, që njihen edhe si populli më proamerikan në botë!? Dhe kjo është shqetësuese, e dosido edhe e dëmshme, si për sigurinë dhe interesat amerikane në Ballkan, Evropën Juglindore dhe për gjithë kombin shqiptarë që vegjeton në gjithë këtë hemisferë sociale, ekonomike, politike, e sidomos ushtarake.

3. Por, ky ambiguitet i Departamentit të Shtetit, për mendimin tim dhe shumë ekspertëve tjerë kontinental e botëror, është edhe në kundërshti jo vetëm me parimet, e sidomos interesat e saja (që në pesë dekadat e fundit është e palëkundur… pa marr parasysh se a janë demokratët apo republikanët në pushtet) të jashtme civilizuese, por edhe kundër vlerave promovuese demokratike që ajo i simbolizon në mbarë rruzullin tokësor.

III.

1. Shpresëdhënëse në gjithë këtë shqetësim dhe çudi publike e jopublike, për popujt e Ballkanit, mbetet vetëm adresa e Kongresit Amerikan. Ata akoma nuk kanë dhënë asnjë sinjal qoftë në mënyrë direkte, qoftë me eufemizëm (siç bëri herë pas here Departamenti i Shtetit) për këtë çështje, sa të ndjeshme aq edhe problematike.

2. Tani, tregimi për ‘gogolin’ e korrigjimit, midis tjerash ka disa dimensione: njëri që ka ‘mandat’ afatshkurtër dhe ka për imperativ – frikësimin e Uashingtonit dhe Brukselit, për destabilizimin e gjithë rajonit, nëse nuk bëhen disa korrigjime të ‘imëta kozmetike’ (shih ti të imëta u duken hapësirat prej 25 deri 30 për qind të territorrit) me Kosovën, në mënyrë që Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia të mbetën të paprekura… Një kalkulim absolut i gabuar dhe i dëmshëm për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Dimensioni i dytë, që (ndërlidhet me faza afatgjata) ka të bëjë po ashtu me një kalkulim sa të marrë aq edhe morbid: si mund të hapet ideja e ‘korrigjimit të kufijve’, e në ndërkohë t’u thuash serbëve të Republika Srpska dhe shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, e atyre të Kosovës Lindore, se ky ‘parim’ nuk vlen edhe për juve!

3. Asnjë ‘pretekst’ i ndërtuar mbi këto kontura nuk do pi ujë. E, nëse preteksti i ‘korrigjimit’ që flamurin e kanë marr Thaçi-Rama dhe Vuçiq, e që mentorët po fshihen akoma… ka marr instruksione të sakta për një luftë të re Ballkanike (midis tjerash të ridëshmohet edhe një herë paaftësia e Brukselit për të menaxhuar; ekstremizmat e gjitha ngjyrave), atëherë duhet ‘kënduar një këngë’ tjetër shkatërrimtare…! Kjo periudhë, mjaft ma përkujton kohën e krizës që pasoj me tërheqjen e Perandorisë Otomane…