Tjetër ndeshje, tjetër gol, tjetër rekord

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord.

Ylli i Barcelonës ka barazuar rekordin e të madhit Gerd Muller, me golin e shënuar kundër Villarrealit në fitoren 0-2 të skuadrës së tij.

Kështu ai ka barazuar rekordin e ish-sulmuesit gjerman të Bayern Munichut, Gerd Muller, të cilët kanë shënuar nga 525 gola me një skuadër të vetme.

Përndryshe goli i shënuar ndaj Villarrealit ishte i 14 për Messin në 15 ndeshje.