Eden Hazard mund të largohet nga Chelsea, pas përfundimit të këtij sezoni.
“The Sun” shkruan se mesfushori belg është në bisedime me trajnerin Zinedine Zidane, në lidhje me transferimin në Real Madrid.
Hazard ka qenë objektiv i “Los Blancos” edhe në vitet e kaluara.
Ai po ashtu ka pranuar se një ditë dëshiron të luajë për Real Madridin.