Herry Mina do të largohet përfundimisht nga Barcelona.
Paraqitjet pozitive në Kupën e Botës me Kolumbinë, nuk kanë mjaftuar që ai të veshë fanellën e katalunasve edhe për një sezon.
“Goal” ka njoftuar përmes burimeve të saj se Mina do të transferohet në Premierligë.
Ai pritet të kalojë te skuadra e Evertonit.
Klubi nga qyteti i Liverpoolit pritet ta blejë lojtarin për rreth 17 milionë euro.