znj.Sinani:Komuna e Preshevës e para...nga fundi!

znj.Sinani:Komuna e Preshevës e para...nga fundi!

Postimi i plotë i znj.Ardita Sinani:

Sot “Tranparentnost Srbije”, publikoi rangimin e komunave në Serbi sa i përket vlerësimit për transparencë.

Matja e indeksit të transparencës që e bën tash e sa vite kjo organizatë joqeveritare, mbështetet nga USAID – i Amerikan.

Ajo që bie në sy në tabelën e publikuar, është se Komuna e Preshevës, nga 145 komuna në Serbi që iu është matur indeksi i transparencës, rradhitet në vendin e 145-të.

Pra, në vendin e fundit për jotransparencë.

Edhe pse, për vite me rradhë, në të gjitha fushatat parazgjedhore premtonte se investimet më të mëdha gjatë qeverisjes së tij do të jenë në digjitalizimin e shërbimeve e reformat në administratën komunale.

E për ta kuptuar se në çfarë niveli është transparenca në Komunën e Preshevës, ju ftoj ta vizitoni web faqen zyrtare. 

Në çdo nivel ky pushtet shpërfaqë mentalitetin e udhëheqjes dhe mënyrën se si ky pushtet e trajton qytetarin e Komunës së Preshevës.

Pushtet i izoluar në çdo aspekt!

Sigurisht se as ky rangim nuk është se i bën përshtypje këtij pushteti.

Sidomos jo këto ditë, kur kanë mbetur më pak se një javë para përfundimit të afatit ligjor për mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal të Preshevës.

Është periudha kur pushteti lokal, e në veçanti kryetari i Komunës i var shpresat tek Beogradi.

Janë ditët që pushteti lokal, e në veçanti kryetari i Komunës edhe një herë të nënshtrohet, shantazhohet e dirigjohet nga ata që ia përcaktojnë fatin politik.

Vullneti politik i Listës Serbe, i kontrolluar nga Aleksandar Vuçiq.