SHPIRTI BILUR I DRITËRO AGOLLIT - Shkruan Mr.sc. Shefat Ademi

SHPIRTI BILUR I DRITËRO AGOLLIT - Shkruan Mr.sc. Shefat Ademi

Po kur të jesh mërzitur shumë, në raft të librave kërkom, aty do të jem i fshehur unë, në ndonjë varg a ndonjë shkronjë, është vargu më mbreslënës i Dritëro Agollit, njërit ndër poetët dhe prozatorët më të mëdhenj të letërsisë shqipe.

Emri i Dritëro Agollit në letërsinë shqipe sa është i madh është edhe i rëndësishëm me faktin se krijimtaria e tij, u zhvillua në një kohë kur Shqipëria po kalonte çastet jo të këndshme si politike ashtu edhe shoqërore, kur asaj i'u vulos edhe periudha më famëkeqe ajo komuniste, që krjuesve letrar si Agolli i krijoi huti të madhe. I lindur më 13 tetor 1931, në Menkulas afër Devollit, ai për shumë vite  punoi në gazetën "Zëri i Popullit" ku dha një kontribut të jashtzakonshën, në fushën e gazetarisë.

Në letërsinë shqipe, Agolli hyri me bujë të madhe ku la gjurmë të pashlyeshme sidomos me krijimtarinë e tij letrare. Ai krijoi romane të jashtzakonshëm si "Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo", "Njeriu me top", "Komisari Memo" "Arka e Djallit",  "Pelegrin i Vonuar" e shumë e shumë vepra të tjera çka e bëjnë figurë emblematike një njeri si Agolli.

E madhërishmja e tij, qëndron në faktin se krijoi personazhe si shoku Zylo, Bamkë Dynjaja, Mato Gruda që ishin kryesisht personazhe që tallnin zyrtarët politik të shtetit komunist.

Vdekja e tij, më 3 shkurt 2017, la një boshllëk të madh në letërsinë dhe kombin shqiptar sepse siç thoshte ai se "në vendin tënd e në vendin tim një i çmendur një vend e çmend".

Agolli edhe pas vdekjes do të lexohet e rilexohet, sepse veprat e tij janë testament se si shqiptari duhet të jetoj me nder e respekt.