z.Kamberi u'a uron festën e Fitër Bajramit

z.Kamberi u'a uron festën e Fitër Bajramit

Urimi i plotë i z.Shaip Kamberi:

Të nderuara motra dhe vllezër,

Një muaj i plot me sakrificë, adhurim dhe përmbajtësi ndaj urdhërave të Zotit, pa dyshim do t’a sjell një epilog tejet madhështor. Ramazani, mbi të gjitha karakterizohet si muaji, në të cilin ka filluar të zbret libri i shenjtë Kur-ani, ku i Plotëmëshirshmi, ketë libër e ka përcaktuar si mëshirë dhe udhërrëfyes për çdo besimtarë.

Të respektuar besimtarë,

Përfundimi i muajit të Ramazanit, kurorëzohet me festën e madhe të Fitër Bajramit, festë në të cilën mbretëron solidariteti, harmonia dhe përkushtimi i njerëzve, ndaj njëri-tjetrit.
Pa dyshim se, Fiter Bajrami sjell edhe shpresën e madhe në zemrën e çdo besimdrejti, që adhurimet përgjatë një muaji, do të kurorëzohen në formën më të mirë nga vet Krijuesi.

Të nderuar bashkëkombas,

Gëzuar dhe me fat festën e Fiter Bajramit!

Mirësitë e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet tuaja!