Eto’o: I kam thënë Xavit të shkojë te kjo skuadër, pasi ‘Zoti i Futbollit’ është aty

Eto’o: I kam thënë Xavit të shkojë te kjo skuadër, pasi ‘Zoti i Futbollit’ është aty

Xavi tashmë gëzon statusin legjendar në ‘Camp Nou’, pasi u largua nga skuadra pasi kishte zhvilluar mbi 500 ndeshje, duke kaluar aty 17 vite si lojtar profesionist.

Tani 40 vjeçar, Xavi tani po drejton Al Sadd, tek e cila skuadër kaloi vitet e fundit të karrierës para pensionimit si futbollist.

“Unë i kam thënë Xavit se çfarëdo që të ndodhë, ai duhet të rikthehet te Barcelona, dhe unë i thash se ai duhet ta bëjë atë derisa ‘Zoti i Futbollit’ është ende aty”, ka deklaruar Eto’o.

“Ai ka luajtur me të, kjo do ta bënte më të lehtë për të më shumë sesa për të gjithë tjerët”.

Xavi dhe Eto’o kanë luajtur së bashku te Barcelona, duke fituar edhe shumë tituj.