Të premten përurohen katër libra të poetit Jashar Esati nga fshati Miratoc

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë)...

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), si dhe të interesuarit të tjerë se më datë 20 korrik 2018 ( e premte), duke filluar në orën 12.00, do të përurohen katër libra të poetit Jashar Esati nga fshati Miratoc, komuna e Preshevës, i cili përkohësisht jeton dhe vepron në SHBA.

 Librat të cilat do të përurohen janë: 1.Dallgët e maillit (poezi për të rritur); 2. Brengat e jetës sime (rrëfime autobiografike); 3. Gjurmëve të jetës dhe veprës së Hamzë Bellanocës; 4. Ura e oqeanit (roman).

Të gjitha këto libra janë të përgatitura nga Edicioni i Botimeve të “Feniksit”. Përurimet mbahen në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Preshevës. Pjesëmarrja e juaj e nderon autorin, librin dhe kulturën letrare në përgjithësi...

 Bilall Maliqi, kryetar