Besa Kokëdhima shpërthen ndaj mediave shqiptare, nuk e përkrahin Era Istrefin në Rusi

Besa Kokëdhima është një nga zërat më të fuqishëm në skenën muzikore shqiptare.

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram ajo shpërthen ndaj mediave shqiptare që nuk e përcollën nga afër konferencën e Erës në Rusi.

Era Istrefi dje së bashku me Will Smith, Nicky Jam ishin në një konferencë për media në Rusi, e cila ndau një moment të paharruar gjersa përmend golat e shqiptarëve të shënuar kundër Serbisë.

“Një artiste shqiptare në Kupën e Botës dhe nuk ka një përfaqësues të medias shqiptare në konferencë shtypi, ti japë një theksi këtij momenti e një vëmendje ndaj saj! Shikoni mediat respektive çfarë vëmendje artistëve të tyre!”, ka shkruar ajo.