ZYRTARE: Jorginho i bashkohet Sarrit në Chelsea

ZYRTARE: Jorginho i bashkohet Sarrit në Chelsea...

Jorginho ka përcjellë Maurizio Sarrin nga Napoli në Chelsea duke u bërë përforcimi i parë i afatit kalimtar të verës te klubi londinez.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe do ta veshë fanellën me numrin 5.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Chelsea. Nuk është e lehtë të jeni pjesë e një ekipi kaq të madh andaj jam shumë, shumë i lumtur. Ndihem i gëzuar që do të luaj në një ligë me intensitet të lartë, do ta jap maksimumin për të luajtur dhe fituar”, u shpreh Jorginho për uebfaqen zyrtare të Chelseat.

Jorginho nënshkroi me Chelsean në ditën e njëjtë kur Sarri u zyrtarizua si menaxher i ri te skuadra e “Blues”.