Francezët janë të sigurt, Kupa vjen në paris

Francezët janë të sigurt, Kupa vjen në paris...

Kanë kaluar plotë 20 vite nga koha kur Kroacia në botërorin e 1998 në 1/2 e finales humbi nga vendi organizator Franca. Këto dy kombëtare 20 vjet më vonë (15.korrik) në Moskë do të përballen për të diskutuar titullin e kampionit të botës. Kroatët tani kanë një gjasë të madhe tju hakmerren dhe të shpallen kampion bote. Ish futbollisti i skuadrës së ëerder Brehmen Johan Micoud, i cili tani punon si komentator në L`Equipe, thotë se Franca duhet të del kampione. “Na përshtatet loja e tyre. Janë skuadër e talentuar,ne duhet të triumfojmë.”

“Le Figaro”, si përparësi të madhe të gjelave në finalen e madhe e sheh atë se kroatët kanë luajtur 90 minuta më shumë se të gjitha kombëtaret tjera, ndërsa ‘Le Mond’, mbështetet tek statistikat të cilat thonë se Kroacia, asnjëherë nuk e ka mundur Francën. Në pesë ndeshjet e deritanishme francezët kanë shënuar tri fitore, ndërsa dy ndeshje janë mbyllur me barazim.