Aktorja po tretet nga dita në ditë

Lajme jo të mira vijnë nga një prej aktoreve të “Diamante dhe Dashuri”...

Lajme jo të mira vijnë nga një prej aktoreve të “Diamante dhe Dashuri”.

Bestemsu Ozdemir, e cila ka luajtur rolin e Niluferit në serialin të shumëpëlqyer duket se po tretet nga dita në ditë.

Aktorja dhe modelja 25-vjeçare është fotografuar në Bebek të Stambollit mbrëmjen e kaluar.

Sipas “Hurriyet”, shihet se ajo është dobësuar tej mase, e madje jashtë dëshirës së saj.

Qëkur kam nisur serialin e ri ‘Meyrem’ jam dobësuar 4-5 kilogramë. Nuk jam e sëmurë. Ha shumë por nuk po arrij të shtoj në peshë”, tha ajo për gazetarët.