Barcelona shet Andre Gomesin në Premierligë

Andre Gomes do të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Arsenali është një ndër skuadrat shumë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes, këtë verë.

24-vjeçari asnjëherë nuk ka impresionuar në “Camp Nou”, që kur u transferua nga Valencia në vitin 2016, ndaj dhe ai shihet si një ndër emrat kryesorë për t’u larguar nga katalanët.

Gomes pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Arsenal, Unai Emery, i cili e dëshiron portugezin në “Emirates”.

Andre Gomes kërkohet edhe nga ish-skuadra e tij, Valencia, por qëllimi i Barcelonës është ta shesë atë jashtë La Ligas.

Sezonin e kaluar, Gomes luajti vetëm në 6 takime në La Liga, ndërsa nuk arriti të bindte as trajnerin e Portugalisë, Santos për ta përfshirë në skuadrën e Kupës së Botës.