Lamtumirë Conte!

Chelsea do ta shkarkojë Antonio Conten.

Antonio Conte është pranë largimit nga Chelsea.

Mediat angleze kanë njoftuar se trajneri italian, do të largohet nga posti i menaxherit, deri në fund të javës.

Conte do të lirohet nga detyra e tij te “Blues”, edhe pse mbylli sezonin e shkuar me titullin e FA Cup.

Në vend të tij, favorit për angazhim në Chelsea, është Maurizio Sarri.