Rrjeti social zbuloi të martën se do të fillojë të shfaqë reklama video në Messenger – platformën e saj të bisedës – duke filluar javën e ardhshme.
Përdoruesit e Messenger, që tërheqë 1.2 miliardë njerëz në muaj, do të shohin reklamat në kutinë e tyre në mes të mesazheve nga miqtë dhe familja.
Stefanos Loukakos, i cili drejton biznesin reklamues të platformës së mesazheve, tha të martën në festivalin e Lions Cannes se qëllimi është të integrojë reklamat në një mënyrë që nuk prishin përvojën e përdoruesit.
Facebook ka aktivizuar reklama statike në Messenger që nga viti i kaluar.