Sagna: Ky futbollist do të shkëlqejë në “Kampionatin botëror 2018”

Paul Pogba është kritikuar nga tifozët e Francës në miqësoret e fundit.

Bacary Sagna ka mbështetur Paul Pogban të paraqitet me sukses me ekipin e Francës, në “Kampionatin botëror 2018”.

Pogba është kritikuar nga tifozët e Francës në miqësoret e fundit.

Por, Sagna nuk ka dyshime se mesfushori i Manchester United do të paraqitet mirë në garën e madhe në Rusi.

“Paul është karakter special, ai është shumë i rëndësishëm për ekipin”, u shpreh Sagna për “Sky Sports News”.