Dhe tani, Bleona Qereti edhe kësaj here ka dëshmuar se është e zonja në pjesën artistike.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, e cila publikon imazhe të llojllojshme, duke mos munguar as ato provokuese.
E tillë, është edhe kjo e fundit që ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit gjersa pozon bardh e zi, por që pamja e saj është e mahnitshme.
Ka kohë që kur Bleona është shpërngulur në Amerikë, madje ka qenë në ngjarjet më të mëdha muzikore në botë ku ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
Nga ana tjetër, këngëtarja Qereti është duke punuar në projekte të reja ku priten të lansohen në vijim.