Ancelotti zgjedh portierin e ri në Napoli

Carlo Ancelotti ka identifikuar portierin e ri në Napoli.

Trajneri i ri i ekipit nga San Paolo ka filluar kërkimin për zëvendësuesin e Pepe Reinas.

Ancelotti ka shfaqur interesim për transferimin e portierit të Interit, Samir Handanovic, raporton “Sky Sport Italia”, përcjell “lajmi.net”.

Por, Inter ka refuzuar shitjen e Handanovic te rivali nga Serie A.

“Jo, nuk do të largohet nga Inter”, është përgjigja e parë nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio në lidhje me mundësinë e largimit të Handanovicit nga Giuseppe Meazza.