Mourinho kërkon mbrojtësin e Juventus

Portugezi është i interesuar ta transferojë mbrojtësin, për të forcuar radhët në mbrojtje, pas problemeve me krahun e majtë të saj

Jose Mourinho e ka bërë mbrojtësin e Juventus, Alex Sandro, cak kryesor për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Tekniku portugez ka përdorur disa mbrojtës në krahun e majtë, ndërsa ka qenë i lidhur edhe me blerjen e Danny Rose nga Tottenham.

Megjithatë, Sandro shihet nga Mourinho si zgjidhja adekuate për problemet në krahun e majtë, megjithëse Juventus vazhdon të refuzojë ta shesë.