Zinedine Zidanin e mbulojnë me ar në Katar, ja oferta marramendëse!

Zinedine Zidanin e mbulojnë me ar në Katar, ja oferta marramendëse!

Një ditë pas largimit nga skuadra e Real Madridit, Zinedin Zidan ka çmendur merkaton me ofertat marramendëse. Zidan ka arritur të bëjë histori me ekipin e madrilenit, duke fituar 3 erë radhazi Champions. Zidan është i përzgjedhuri i  skuadrës kombëtare të Katarit, e cila vetëm për ta marrë pranë vetës është gati ta bëjë më të paguarin në të gjithë botën.

50 milionë paund për 4 vitet e ardhshme, ku francezi mund të ketë të gjithë kohën e mundshme për të përgatitur një ekip të fortë për Botërorin 2022. Ky kompeticion do të zhvillohet pikërisht në Katar dhe këta të fundit duan të bëjnë një paraqitje dinjitoze. Oferta sigurisht është tunduese, por duhet parë nëse Zidan ka për qëllim të vazhdojë në nivele të larta apo të shkojë në Katar.