Kroacia cilësohet një skuadër e fortë në Kupën e Botës, duke u llogaritur si një nga skuadrat favorite për të arritur në fazën finale.
Mesfushori i Kroacisë i cili luan për Barcelonën, gjatë një interviste për mediet kroate, ka thënë se do t’i pëlqente një finale kundër Serbisë.
Kombëtarja e Serbisë drejtohet nga Mladen Krstajic, me të cilin Rakitic ka luajtur në Schalke në Gjermani.
“Unë do të doja një finale kundër Serbisë. Do të krijohej një atmosferë fantastike në finale”, ka deklaruar Rakitic.
Kroacia është pjesë e grupit D së bashku me Argjentinën, Islandën dhe Nigerinë, ndërsa Serbia luan në grupin E me Brazilin, Zvicrën dhe Kosta Rikën.