Thibaut Courtois dhe Chelsea nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Portieri belg dhe klubi londinez përfundimisht pritet të ndahen gjatë afatit kalimtar të verës.
Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka njoftuar se Courtois është i gatshëm të gjejë një ekip të ri.
Ish portieri i Atletico Madridit ka zgjuar interesim nga Real Madrid dhe Liverpool.