Para ndeshjes me Shqipërinë, Limaj viziton përfaqësuesen

U urova suksese në ndeshjen e sotme, rezultati i së cilës është në plan të dytë.

“U urova suksese në ndeshjen e sotme, rezultati i së cilës është në plan të dytë. Duke qenë së tanimë jemi anëtarë të UEFA-s dhe FIFA-s, Kosova ka një mundësi të jashtëzakonshme për t’i promovuar potencialet e veta”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook

Zëvndëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vizituar skuadrën përfaqësuese në futboll para takimit miqësor me Shqipërinë.

Këtë lajm ai e ka dhënë përmes llogarisë së tij në Facebook, duke nënvizuar se është mundësi e mirë që Kosova t’i promovojë potencialet e veta.

Të martën mbrëma, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në miqësoren e parë zyrtare në Letzingrund.