Tare ka një lajm të madh për Milinkovic-Savic

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka bërë të ditur se klubi nga Serie A nuk ka marrë ende asnjë ofertë për Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori serb kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Juventusin dhe Real Madridin.

23 vjeçari ka realizuar 14 gola në të gjitha garat në sezonin e fundit, 12 prej të cilave në Serie A ku Lazio përfundoi në pozitën e pestë.

I pyetur nëse Savic mund të largohet nga Lazio, Tare tha për “Sky Sport Italia”: “Dështimi i kualifikimit në Ligën e Kampionëve nuk i ndryshon gjërat, ne e dimë se çka duhet të bëjmë për të vazhduar përmirësimin”.

“Për momentin nuk kemi marrë ende asnjë ofertë, dhe nëse vjen, do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, u shpreh ai.