Presidenti i PSG-së cakton çmimin e Mbappes

Paris Saint-Germain nuk e ka ndërmend ta shesë sulmuesin Kylian Mbappe.

Presidenti i Paris Saint Germain, Naser Al Khelaifi blindon Kylian Mbappe.

Për sulmuesin e kombëtares franceze interesohet Manchester City, por kampionët e Francës nuk dëshirojnë të privohen nga talenti i tyre për asnjë arsye.

PSG shpenzoi 180 milionë euro për të blerë kartonin e 19-vjeçarit nga Monaco një vit më parë por tashmë klubi kryeqytetas e vlerëson shumë më tepër sulmuesin.

I intervistuar lidhur me të ardhmen e Mbappe, Al Khealifi theksoi se nëse do të ishte për të Kylian vlen 1 miliardë euro, por edhe nëse do t’ia ofronin një shifër të tillë ai nuk do ta shiste 19-vjeçarin.