Abramovich mbetet pa vizë, arsyeja është qesharake

Pronari i Chelsea Roman Abramovich vazhdon të jetë i “ngecur” në Rusi pasi Britania nuk po i rinovon vizën.

Pronari i Chelsea Roman Abramovich vazhdon të jetë i “ngecur” në Rusi pasi Britania nuk po i rinovon vizën.

Sipas gazetës “DailyMail” Abrahamovich mësohet të jetë në listën ‘armiqësore’ të Donald Trump, dhe mos rinovimi i vizës për të vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Kremlinin arritën kulmet pas helmimit të spiunit Sergei Skripal.

Roman Abramoviç vazhdon tw mos i rinovohet viza e tij për të hyrë në Britani ku miliarderi mungoi edhe në finalen e kupës së FA, të cilën skuadra e tij e fitoi 1-0.

Ai raportohet se është kthyer në atdhe dhe tani nuk mund të hyjë në Britani pa marë rinovimin e vizës.

Abramovich ka një vlerë neto prej £ 9.3 milion paund dhe është njeriu i 13-të më i pasur në Britaninë e Madhe dhe është pikërisht pasuria e tij ajo çka ka vonuar rinovimin e vizës, pasi shteti i Anglisë ka thënë se do të rishikoi të gjitha vizat e dhëna për miliarderët e hauj.