Juventus publikon fanellën e re, e fundit për Buffonin

Shikojeni fotografinë e fanellës së fundit të Gianluigi Buffon në Juventus.

Gianluigi Buffon sot zhvillon ndeshjen e tij të fundit në Juventus.

Kapiteni legjendar i “Bianconerëve” ka konfirmuar vendimin për largim nga Torino pas 17 sezonesh në klub.

Ndërkohë, Juventus ka publikuar fotografinë e fanellës së re me të cilën do të luajë sot Buffon, por që do të jetë edhe e fundit për të me ekipin kampion nga Serie A.

Buffon nga java e ardhshme do ta zbulojë vendimin nëse do të pensionohet apo do ta vazhdojë karrierën larg Italisë.