Manchester United padyshim që janë një ndër skuadrat elitare në Premier League dhe jo më larg se javën e kaluar United shënoi golin e 1000 Kampionatin Anglez.
Pas kësaj arritje, Manchester United ka bërë edhe një sondazh për të zgjedhur më të mirin në 25 vitet e fundit.
Tifozët e “Djajve të Kuq” në zgjedhjen e tyre kanë votuar si më të mirë e 25 viteve të fundit, yllin portugez, Cristiano Ronaldon duke lënë prapa Ryan Giggsin dhe Paul Scholes.
Ronaldo ka një histori të sukseshme në “Old Trafford”, duke shënuar 118 herë në 292 ndeshje, teksa ka fituar tre herë Premier League dhe një Champions Leaguenë sezonin 2007/08.