Stefan de Vrij nuk do të jetë titullar te skuadra e Lazios për ndeshjen e xhiros së fundit në Serie A ndaj Interit.
E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se mbrojtësi në largim nga Lazio, nuk do të luajë ndaj skuadrës së tij të ardhshme.
Lazio dhe Inter zhvillojnë ndeshjen e fundit dhe vendimtare për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
De Vrij ka vendosur të largohet nga Lazio dhe ka arritur marrëveshje pikërisht me kundërshtarin e radhës, Inter.