Ancelotti bëhet trajner i skuadrës së madhe në Serie A

Carlo Ancelotti është afër rikthimit në bankinë.

Ish trajneri i Real Madridit, pas refuzoi Italinë, po mendon të rikthehet në stol duke drejtuar një tjetër skuadër.

Në Itali ka lajme se Ancelotti mund të marrë drejtimin e Napolit, për të zëvendësuar Maurizio Sarrin.

58 vjeçari thuhet se do të takohet më 21 maj me presidentin e Napolit për të biseduar në detaje për projektin që mund të nisin, projekt që pritet të përqafohet nga Ancelotti.