Kthimi i legjendës: Nesta sërish në futbollin italian

Legjenda Alessandro Nesta është rikthyer në futbollin italian.

Nesta ka marrë drejtimin e skuadrës nga Serie B, Perugia.

Perugia shkarkoi trajnerin Robert Brad një xhiro para përfundimit të sezonit për ta zëvendësuar me Nestan, i cili do të përpiqet të drejtojë skuadrën drejt Serie A përmes Play Off.

Deri më tani Nesta, ka punuar si trajner në një kohë të shkurtër te skuadra e Miami.

Kujtojmë se Nesta kq qenë një futbollist legjendar italian, duke luajtur për Lazion dhe Milanin.