Ushqimet të cilat e përmirësojnë lëkurën tuaj

Mënyra e duhur e ushqimit është çelësi për një lëkurë rrezatuese, e veçanërisht gjatë stinës së...

Mënyra e duhur e ushqimit është çelësi për një lëkurë rrezatuese, e veçanërisht gjatë stinës së dimrit kur ajri i ftohtë i largon nga ne vlerat esenciale dhe lagështinë e lëkurës.

Megjithatë, para se t’i afroheni ndonjë dyqani për të blerë produkte të ndryshme për kujdesin e lëkurës, fillimisht drejtojuni kuzhinës.

Telegrafi ju sjellë dy përbërës natyralë të cilët ju sigurojnë një lëkurë rrezatuese dhe të hidratuar:

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit është i mbushur me vlera ushqyese të cilat absorbohen lehtë dhe thellë në lëkurën tonë, e të cilat e lagështojnë lëkurën.

Vaji i kokosit ka veti antibakteriale dhe antimikrobiale të cilat gjithashtu e parandalojnë plakjen.

Kastraveci

Kastravecët janë burim i mahnitshëm i ujit! Ata janë të mbushur me vlera ushqyese si kaliumi, magnezi dhe vitamina A dhe vitamina E.

Kastraveci gjithashtu ndihmon edhe në rritjen e qarkullimit të gjakut, nga i cili përfitojnë lëkura, thonjtë dhe eshtrat.