• E mërkurë / Apr-24 14:55
  • Kontakt

Edhe Liverpooli i futet garës për Malcom

Edhe Liverpooli i futet garës për Malcom

Liverpooli është duke konsideruar transferimin e Malcom nga Bordeaux.

21-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet angleze në Ligën Premier.

Sipas Daily Mail, Reds i janë bashkuar Tottenhamit, Arsenalit e Manchester Unitedit, dhe besohet se kanë bërë gati edhe ofertën.


Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është e gatshme të paguajë 45 milionë euro për brazilianin.

Ai është dëshira e trajnerit gjerman, por pak e vështirë e realizueshme pasi në garë është edhe Bayern Munichu.

Malcom i është bashkuar Bordeaux nga Corinthians në janarin e 2016 për 4.5 milionë euro.

Sulmuesi këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në Ligue 1.