Griezmann bisedon me Simeonen, i zbulon emrin e klubit të ri

Antoine Griezmann ka njoftuar trajnerin Diego Simeone se dëshiron të largohet nga Atletico Madrid.

Antoine Griezmann ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid.

Sulmuesi francez ka biseduar me trajnerin Diego Simeone në fund të vitit të kaluar dhe e ka njoftuar se dëshiron të transferohet te Barcelona.

Klubi katalan vazhdon të jetë i interesuar për blerjen e tij pas rihapjes së afatit kalimtar të verës, shkruan “AS”.

Griezmann ishte objektiv i madh i Barcelonës edhe një vit më parë por Atletico Madrid refuzoi ta shesë.

Barcelona është e gatshme të paguajë klauzolën prej mbi 100 milionë euro për transferimin e Griezmannit në Camp Nou.