Neymar – Real Madrid, lajm interesant

Neymar duket nga dita në ditë edhe më pranë Realit. Madje sipas raporteve të mediumit Liberation, Neymar Snr fluturoi nga Brazili në Paris...

Neymar duket nga dita në ditë edhe më pranë Realit. Madje sipas raporteve të mediumit Liberation, Neymar Snr fluturoi nga Brazili në Paris më 24 prill, ku u takua me super agjentin Pini Zahavi.

Agjenti izraelit është tani pjesë e rrethit të Neymarit dhe ndihmoi atë të transferohej nga Barcelona gushtin e kaluar për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh. Neymar Snr shkoi direkt në bisedime me Zahavin pas mbërritjes së tij, ku u kërkua që një largim nga PSG të sigurohej këtë verë.

“Neymar Snr shprehimisht i kërkoi atij që të hapte dyert e klubeve të mëdha”, zbuloi një i besuar i kampit të brazilianit. Zahavi sugjeroi disa destinacione, megjithatë një kthim në Barça dhe një lëvizje në Angli thuhet se u përjashtuan.

Gjithçka tani tregon se Real Madridi është zgjedhja e vetme për Neymarin dhe madrilenët duhet të bëjnë gati 260 milionë euro për ta marrë.