Real Madrid befason tifozët me përforcimin e ri

Real Madrid ka identifikuar një përforcim të ri.

Real Madrid pritet të bëjë ndryshime në mesin e fushës për sezonin e ardhshëm me Ceballos dhe Kovaçiç drejt largimit teksa pasuesi i tyre mund të jetë një kolumbian.

Emisarët e klubit kanë mbetur të kënaqur nga vëzhgimi i Mateus Uribe që luan me Club America në Meksikë dhe pritet të jetë në Botërorin e Rusisë me Kolumbin.

Me një ofertë prej 20 milionë euro operacioni do të mbyllet me sukses madje palët mund të arrijnë akordin përpara Botërorit pasi vlera e lojtarit mund të rritet më shumë në varësi të paraqitjeve me Kolumbinë.