Ekipi i karatesë nga Kosova janë bërë gati që përsëri të nisen për në Serbi, për Kampionatin Europian të Karatesë që do të mbehet në Novi Sad.
Ata dy herë tentuan që të shkojnë për në këtë garë, por në të dyja herët ishin kthyer mbrapshtë në pikën kufitare në Merdare.
Tani, ekipi kosvar ka vendosur që të udhëtojë sërish drejt Serbisë për të qenë pjesë e kësaj gare që mbahet nga data 10 deri më 13 maj në qytetin verior serb.
“Eksperdita e Kosovës në karate do të niset sërish për në Novi Sad të Serbisë. Takimi i nisjes bëhet sot nga Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nga ora 16:30”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Sipas gazetarëve në terren, këtë herë garuesit nga Kosova ishin të veshur me rroba civile për të shmangur pengesat që i hasën dy herve të tjera. Madje ata nuk kanë marrë me vete as veshje me simbole të Kosovës.