Gjyqtari nuk akordon penallti, Rudi Garcia ''çmendet''

Marseja mposhti Nisën në takimin e vlefshëm për javën e 36-të të kampionatit, duke shpresuar deri në javën e fundit për një vend...

Marseja mposhti Nisën në takimin e vlefshëm për javën e 36-të të kampionatit, duke shpresuar deri në javën e fundit për një vend në Ligën e Kampionëve.

Marjo Baloteli kaloi në avantazh miqtë në minutën e 5-të, ndërsa Zhermein dhe Pajet përmbysën rezultatin.

Pavarësisht fitores, trajneri i Marsejës, duket se ka vuajtur shumë në këtë sfidë.

Në një moment të lojës, ai pretendon për 11-metërsh.

Arbitri nuk është i këtij mendimit, ndërsa Rudi Garsi proteston duke u shtrirë në tokë dhe duke vënë duart në kokë.