De Gea: Ndihemi i nderuar dhe privilegjuar që vesh fanellën e Unitedit

Pavarësisht raportimeve të vazhdueshme që e lidhin me Real Madridin, David De Gea duket të jetë i lumtur në Manchester United.

Spanjoll iu dha kohët e fundit çmimi i katërt i “Lojtarit të Vitit” te Djajtë e Kuq. Kontrata aktuale mbaron në fund të sezonit të ardhshëm dhe flitet për një rikthim të spanjollit në vendlindje.

Por De Gea këmbëngul se do të mbetet te skuadra angleze dhe se ndihet i privilegjuar që vesh fanellën e këtij ekipi.

“Është një mënyrë e jetës, duke qenë pjesë e një klubi dhe historisë të si Manchester Unitedit. Është një privilegj veshja e kësaj fanelle.

“Jam pjesë e një klubi ku kaq shumë legjenda dhe shumë figurave historike që kanë kaluar nëpër këtë stadium gjatë viteve. Është diçka që ju pëlqen gjatë gjithë kohës, sa herë që e vishni fanellën, është një kënaqësi, nder dhe privilegj absolut”, tha spanjolli.

Pa fitimit të çmimit, De Gea shtoi “Jam shumë i lumtur, është e pabesueshme, fillimisht nuk e imagjinoni veten të fitoni as edhe një nga këto trofe”.

“Por tani që e kam fituar katër herë është fantastike. I falënderoj shokët dhe tifozët e ekipit për dashurinë që më kanë dhuruar gjatë këtyre viteve”, shtoi ai.

Ndryshe, 27-vjeçari u transferua te United gjatë vitit 2011 pasi filloi karrierën te Atletico Madridi.