Serbia vë kushte që për Kosovën janë të papranueshme

Karateistët e Kosovës janë duke i bërë përgatitjet e fundit për kampionatin evropian për seniorë, që pas dhjetë ditësh nis në Novi-Sad të Serbisë.

Karateistët e Kosovës janë duke i bërë përgatitjet e fundit për kampionatin evropian për seniorë, që pas dhjetë ditësh nis në Novi-Sad të Serbisë.

Por ka gjasë që përgatitjet e tyre për evropian të shkojnë huq, përkatësisht që Kosova të mos garojë në kampionatin kontinental që prej 10 deri më 13 maj mbahet në kryeqendrën e Vojvodinës.

Serbët si çdo herë deri më tani po paraqesin pengesa për sportistët e Kosovës. Sportistët e Kosovës ende nuk kanë garuar në ndonjë ngjarje të madhe që është mbajtur brenda territorit të Serbisë dhe ka gjasë që karateistët të ndryshojnë këtë fakt.

Kosova do të marrë pjesë në Evropian vetëm nëse trajtohet njëjtë si të gjitha vendet e tjera. Ndërkohë drejtuesit e karatesë serbe të enjten kanë thënë për mediat e vendit fqinj, se Kosova nuk do të lejohet të garojë me simbole.