Guardiola befason me përforcimin e ri në Man City

Pas Leroy Sane një tjetër talent mund të lërë Bundesligën gjermane për t’u transferuar në radhët e Manchester City-it.

Pep Guardiola po ndjek me vëmendje xhamajkanin e Bayer Leverkusen, Leon Bailey për të cilën është gati të derdhë në arkat e asprinave një shifër të konsiderueshme që i kalon 35 milionë eurot.

20-vjeçari në këtë sezon ka arritur të realizojë 12 gola me Bayer Leverkusen ndërsa numëron dhe 6 asiste.