Ibrahimovic: Më mungon shumë të luaj në ''Old Trafford''

“Dua t’iu them të gjithë tifozëve: Më mungoni...

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka thënë se i mungon shumë të luaj në ‘Old Trafford’ dhe i mungon shumë edhe trajneri Mourinho.

Manchester United ka postuar një video në rrejtin social Twitter, ku është suedezi, i cili ishte mbledhur për ndarjen e çmimeve të fund sezonit, mbrëmjen e së martës.

“Dua t’iu them të gjithë tifozëve: Më mungoni, më mungon të luaj në Old Trafford. Kam kujtime të mëdha nga atje” ka thënë Ibrahimovic.

Gjithashtu ai nuk la pa përmendur edhe trajnerin Mourinho.

“Trajner, edhe ti më mungon. Ti e di çfarë duhet të bësh për të fituar. Nuk ka fshehtësi pas saj” ka shtuar më tej suedezi.

Muajin e kaluar, Zlatan ibrahimovic u largua nga Manchester United për të shkuar tek skudra e ‘La Galaxy’ në kampionatit amerikan.