Top-5 ndeshjet e paharrueshme mes Realit dhe Bayernit (Foto)

Real Madrid dhe Bayern Munchen janë padyshim dy skuadrat evropiane më të mëdha që janë përballur më shumë me njëra-tjetrën.

Madrilenët me fitoren e fundit në ‘Allianz Arena’ prishën barazinë e fitoreve të të dyja skuadrave, në 25 përballjet që kanë me njëra-tjetrën.

Madrilenët me fitoren e së mërkurës së shkuar e çuan në 12 numrin e fitoreve përballë bavarezëve, ndërsa numërojnë 11 humbje.

Në 25 takime janë vetëm 2 barazime, përkatësisht në gjysmëfinalen e vitit 1976 1-1 dhe në përballjen e raundit të 1/16 në seznin 2003-2004.

Duke ju referuar statistikave zyrtare të faqes së UEFA-s, Real Madrid ka shënuar 39 gola, vetëm 2 më shumë se skuadra bavareze.

Të gjitha përballjet mes këtyre dy kollosëve të futbollit evropian dhe jo vetëm, numërohen shumë ndeshje spektakolare, po mes tyre ne kemi zgjedhur 5 ndeshjet që kanë lënë më shumë gjurmë në mendjet e tifozëve.

Champions League ndeshje në grup 1999/00: Real Madrid 2 – 4 Bayern Munich Golat: Scholl 21’, Effenberg 24’, Morientes 25’, Fink 39’, Raúl 48’, Sérgio 66’

Champions League 1/1 2006/07: Real Madrid 3 – 2 Bayern Munich Golat: Raúl10′, Lúcio 23′, Raul 28′, Van Nistelrooy 34′, Van Bommel 88′.

Champions League gjysmëfinale 1986/87: Bayern Munich 4 – 1 Real Madrid Golat: Augenthaler 11′ Matthäus 30′ (pen.), 52′ (pen.) Wohlfarth 37

Champions League gjysmëfinale 2011/12: Real Madrid 2 – 1 Bayern Munich Golat: Ronaldo 6′ (pen.), 14′, Robben 27′ (pen.) (Bayern fitoi 3-1 me penallti)