Unitedi përballet me largimin e Martialit, francezi u ka treguar miqve se do largohet në verë

Unitedi përballet me largimin e Martialit, francezi u ka treguar miqve se do largohet në verë

Manchester United po përballet me një betejë të madhe për të mbajtur në skuadër përtej verës talentin a madh francez, Anthony Martial.

Martial nuk është i lumtur të jetë lojtar i pakët nën urdhrat e Jose Mourinhos, veçanërisht pas ardhjes së Alexis Sanchez në muajin janar.

Sipas gazetarit Duncan Castles, Martial tashmë është duke u thënë miqve se do të largohet gjatë verës.

Agjenti i Martialit ka qenë duke e reklamuar atë në të gjithë Evropën dhe duke u përpjekur për t’i gjetur një klub të ri”, ka thënë ai për The Transfer Window Podcast.

“Më kanë thënë se ende nuk ka një ofertë të caktuar për kontratë nga ndonjë skuadër”.

“Nga ajo që unë kuptoj, Martial u ka treguar miqve se ai pret të jetë diku tjetër kur afati i verës të hapet”.