Emmerson Mnangagwa është betuar si president i ri i Zimbabvesë.
Mnangagwa pranoi këtë post në ceremoninë që u mbajt në një stadium të stërmbushur në qytetin Harare.
Ai pasoi presidentin Robert Mugabe pasi që ky i fundit kishte udhëhequr me vendin në mënyrë autoritare për 37 vjet.
Kishte qenë pikërisht largimi i zëvendëspresidentit këtë muaj që kishte çuar në detyrimin e Mugabes që të dorëhiqej.