Shaqiri ka një lajm të keq për Liverpoolin

Xherdan Shaqiri ka ftuar Stoke Cityn të japë maksimumin në duelin me “Reds”.

Xherdan Shaqiri beson se Stoke City duhet të luajë pa frikë në kërkim të fitores ndaj Liverpoolit.

Pak para ndeshjes në Anfield, mesfushori kosovar ka ftuar skuadrën e tij të japë maksimumin në duelin me “Reds”.

“Fundjava e shkuar ishte dëshpëruese për ne, e dimë se situata është e vështirë”, tha Shaqiri për Stoke Cityn në Twitter, pak para ndeshjes me Liverpoolin.

“Ne duhet të luajmë pa frikë dhe ta japim më të mirën nga vetja për fitore. Ne duhet të jemi optimist dhe në formën tonë më të mirë”, u shpreh ai.